Ora News - Ekspozitë me fotografi dhe piktura në 100 vjetorin e lindjes së Mandelës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konsullta e Afrikës së Jugut në vendin tonë, ka përkujtuar nëpërmjet një ekspozite me piktura dhe fotografi 100 vjetorin e lindjes së ish-presidentit të kthyer në simbol i lirisë, Nelson Mandela.

Në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së ish-presidentit, Nelson Mandela, i personifikuar si luftëtar i lirisë, Konsullata e Afrikës së Jugut në vendin tonë hapi një ekspozitë me fotografi, të cilat tregojnë jetën dhe veprimtarinë e tij poltike në luftë kundër racizmit.

Në ekspozitë u paraqiten dhe piktura, të piktorit Sefedin Stafa, i cili prej vitesh hedh në telajo portrete të ndryshme të liderit që ndryshoi historinë e botës në luftë kundër racizmit.

Konsulli i Nderit, Zenel Hoxha, vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve ndërsa foli për rritje të shkëmbimeve ekonomike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ekspozite-me-fotografi-dhe-piktura-ne-100-vjetorin-e-lindjes-se-mandeles

Recommended