Viti i Federico Fellinit/ Italia përkujton 100-vjetorin e lindjes së gjeniut të kinematografisë

  • 4 years ago
100-vjetorin e lindjes së gjeniut të kinematografisë, Federico Fellini, qyteti I lindjes së tij, Rimini e kremtoi me tortën e preferuar të regjisorit të famshëm italian, ?Zuppa Inglese?.

Një show akrobatësh shoqëroi prerjen e saj, duke i dhënë kremtimit të veçantë nota hareje.

Fituesi i numrit rekord të katër çmimeve Oskar për filmat në gjuhë të huaj e revolucionarizoi kinemanë me krijimet e tij përgjatë një karriere të shtrirë në pothuaj gjysmë shekulli. Dhjetëra ceremoni po organizohen këtë vit në Itali e nëpër botë për të kremtuar figurën e njërit prej kineastëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Shumë e kujtojnë për ?La Dolce Vita? që ashtu si pjesa dërrmuese e filmave të tij u xhiruan në Studion 5 të Cinecitta-së, në periferi të Romës. Por kryevepra e vërtetë konsiderohet ?Amarcord?, një komedi gjysmë autobiografike mbi një djalë adoleshente që rritet në Italinë fashiste të viteve 1930, pikërisht në Rimini, ku ai vetë lindi 20 janarin e vitit 1920.

Qyteti po e shënon veç të tjerash 100-vjetorin e Fellinit edhe me një ekspozitë të veçantë e do të hapë një muze kushtuar regjisorit që ndërroi jetë në vitin 1993.

?Rimini është kudo në kinemanë e Fellinit, peizazhet rurale që ai paraqet janë imazhet e fshatrave të Riminit dhe deti Fellinit, është deti i këtij qyteti?, tha Marco Leonetti që ka ndihmuar në organizimin e ekspozitës.

Kjo e fundit përfshin edhe kostumet më spektakolare nga filmat e tij, ndërsa synon ta zhysë më shumë finesë vizitorin në botën e regjisorit të madh.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FedericoFellini#ZuppaInglese#TopChannel

Recommended