Report TV - Zyrtari i ambasadës së SHBA: Nuk mund tua pastrojmë fjalët e urrejtjes duke i shtypur
  • 4 years ago
Ditët e fundit në Shqipëri u zhvillua një debat i fortë për paketën anti-shpifje që miratoi qeveria në Kuvend, ndërsa zëvendës ambasadori amerikan në detyrë Daniel Koski nga aktiviteti që organizoi Avokati i Popullit për lirinë e medias u shpreh se liria e medias është jetike për demokracinë. Ai tha se nuk mund ta pastrojmë shoqërinë nga fjalët e urrejtjes duke i shtypur. Zgjidhja, sipas tij ndaj urrejtjes janë më shumë lapsa, se goma. Koski vijoi më tej duke thënë se liria e fjalës nuk është licencë për të thënë cfarë të duash dhe se edhe në SHBA vendosen kufij, por ato përcaktojnë shoqëritë që tregojnë cfarë tolerojnë dhe cfarë kanë frikë.

"Fjalët mund të çojnë në dhunë. Ekziston një kufi midis ligjiratës së pranueshme dhe ligjëratës së papranueshme, por është e vështirë që të hiqet një vijë kufiri. Ne jemi mbledhur për të debatuar mbi atë vijë dhe rolin e zyrës së Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe përcaktimin e këtyre kufijve. Jam mirënjohës që t'u ofroj pikëpamjen e SHBA-së për lirinë e fjalës dhe për të bërë një kërkesë në mbrojtje të saj. Fjala e lirë ka qenë kryesore në vendin tonë. Në vendin tonë liria e fjalës erdhi në jetë pas Revolucionit Amerikan, kur bëmë një premtim publik për ta mbrojtur fjalën e lirë me amendamentin e parë Kushtetues.  Prej ditës kur boja u tha në atë dokument, ka pasur shumë keqkuptime por sidoqoftë angazhimi amerikan për të mbrojtur lirinë e fjalës është i palëkundur dhe madje e shtrijmë atë mbrojtje edhe ndaj të shprehurit të çuditshëm, të folurit qartësisht të pasaktë, dhe fjalëve fyese dhe të pamenduara. Por pse? Në nuk mund ta pastrojmë shoqërinë nga fjalët e urrejtjes duke i shtypur ato.
Recommended