Ora News - Gjuha e urrejtjes në media, Sala: Të rrisim monitorimin
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përdorimi i gjuhës së urrejtjes në media është një fenomen problematik në Shqipëri kryesisht në platformat online. Për këtë qëllim, këshilli i ankesave pranë AMA-s, mblodhi një tryezë me ekspertë të fushës, ndërsa Kryetari Gentian Sala, kërkoi rritjen e monitorimit dhe evidentimin e çdo rasti.

Autoriteti i Medieve Audiovizive organizoi një tryezë të rrumbullakët me ekspert të fushës, ku u diskutua përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe instrumentat që duhet të përdorën për parandalimin e saj.

Kreu i AMA-s Gentian Sala tha se ky problem trajtohet në kod penal dhe kodin e transmetimit, por ai i kërkoi këshillit të ankesave, që të rrisë monitorimin dhe të evidentojë çdo rast.

Sala: Të mirëpërcaktuara këto ndalime i ka edhe kodi i transmetimit, gardian i të cilit është Këshilli i Ankesave, të cilin i kërkojmë më shumë përkushtim, më shumë përgjegjësi jo thjesht trajtimit të ankesave, por edhe evidentimin e problematikave dhe ofrimin e zgjidhjeve përkatëse.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjuha-e-urrejtjes-ne-media-sala-te-rrisim-monitorimin
Recommended