Top News - Harry për amerikanët/ Jo urrejtjes, dilni e votoni!
  • 3 years ago
Princi Harry u ka kërkuar qytetarëve të SHBA-së të "refuzojnë gjuhën e urrejtjes" dhe të votojnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Komentet ai I bëri së bashkë me të shoqen, Meghan Markle, në një media amerikane. Zëdhënësi I ciftit sqaroi se keto deklarata nuk i referoheshin ndonjë partie politike apo kandidati specifik, por ishin "një thirrje për mirësjellje". Votimi për presidentin e ardhshëm të SHBA-së me candidate që përfshijnë Donald Trump dhe Demokratin Joe Biden, mbahet në 3 nëntor. Duka dhe Dukesha e Sussex u shfaqën në një lidhje të drejtpërdrejtë, në dukje nga rezidenca e tyre në Kaliforni. Kjo ishte paraqitja e tyre e parë televizive që kur u shkëputën prej familjes mbretërore në muajin mars. "Ndërsa i afrohemi këtij nëntori, është me rëndësi jetike që të refuzojmë gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe negativitetin në internet", tha duka I Sussex. Ai gjithashtu u kujtoi amerikanëve që të ishin të kujdesshëm me përmbajtjen e postimeve në internet."Kur e keqja është më e madhe se e mira, pavarësisht nëse e kuptojmë apo jo, per mjaft prej nesh ajo e gërryen aftësinë tonë për të pasur dhembshuri dhe për ta vendosur veten në vendin e dikujt tjetër," u shpreh ai. Duka 36 vjecar nuk do të votojë në zgjedhje sepse ai nuk ështe një shtetas amerikan, por Harry nuk ka votuar kurrë as në Mbretërinë e Bashkuar. Anëtarët e Familjes Mbretërore tradicionalisht nuk votojnë, dhe Mbretëresha është politikisht asnjanëse.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Harry#TopChannel
Recommended