Veliaj: T’u themi jo politikave të urrejtjes - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka nderuar familjet tiranase, të cilat gjatë Luftës së Dytë Botërore që strehuan dhe mbrojtën hebrenjtë. Për kryebashkiakun, shembuj të tillë vlejnë për t?u kujtuar nga historia, në mënyrë që jo vetëm të mos përsëriten gabimet që mund të kenë ndodhur në të kaluarën, por edhe të ndërtohet institucioni i mirënjohjes.?Sot jetojmë në një kohë ku kemi shumë urrejtje dhe sot kemi politika që investohen në politikën e urrejtjes, në dhunë ndaj tjetrit që duket ndryshe, që beson ndryshe, që flet ndryshe, që ka lindur ndryshe, që e ka emrin ndryshe, që i falet një zoti tjetër. Unë besoj se këto lloj politikash, sigurisht që kapitalizojnë pakënaqësi të ndryshme, por bota e civilizuar na ka treguar se nuk janë politika ndërtuese ato që bazohen te histeria dhe urrejtja ndaj tjetrit, që mund të jetë ndryshe për një arsye të caktuar. Në ditët e sotme, duhet të kuptojmë se ditët më të errëta të njerëzimit, por edhe të kombit tonë, ishin ato ditë kur i nxirrnim sytë njëri-tjetrit për të treguar diferencën, ndërkohë ditët më të lavdishme kanë qenë ato ditë kur kemi punuar bashkë për gjërat që na bashkojnë dhe për gjërat që i kemi të ngjashme.?Kryebashkiaku theksoi se gjërat që bëjnë bashkë njerëzit, janë shumë herë më të forta, kjo nisur edhe nga ndeshja e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit, e cila u zhvillua pa asnjë incident.?Megjithatë, shumica e fokusit nuk ishte te fitorja, por te fakti se megjithëse kishte pasur disa plane për incidente, gjithçka u menaxhua në mënyrë profesionale, si nga institucionet në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Nga mikpritja që u bë në Shqipëri, mënyra se si kryetari i Komunitetit Mysliman doli nga rutina dhe komunikimi i zakonshëm për t?u siguruar që ekipi ishte i mirëpritur, dëshmon se përtej disa përballjeve në sport, ekziston një fije shumë e fortë që na lidh fort. Ky lloj konfirmimi, në fakt më inkurajon shumë sepse kuptoj që lidhjet, gjërat që na bëjnë bashkë, janë shumë herë më të forta?Kryebashkiaku vlerësoi se marrëdhëniet midis njerëzve janë marrëdhënie që nuk i konkurron dot askush, pasi janë ato realisht lidhjet reale.

Recommended