Veliaj: Të vrapojmë për një kauzë në dobi të komunitetit - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Maratona e Tiranës në edicionin e saj të katërt erdhi me një hapësirë speciale për të rinjtë e qytetit me kategorinë ?Fun Run?.Qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të Tiranës vrapuan në Bulevardin kryesor të qytetit, duke i paraprirë Maratonës që zhvillohet nesër në orën 9.00.Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndau çmimet për fituesit e kësaj gare, Zhuljeta Çejku dhe Edi Devole, ndërsa u kërkoi të rinjve që të kontribuojnë për mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv të zhvilluar në Shqipëri.Pasi tërhoqi edhe numrin e tij personal për garën e nesërme, kryebashkiaku ftoi qytetarët që të vrapojnë për një kauzë të rëndësishme për shoqërinë.Ndërkaq, Tirana sot theu edhe një rekord në pjesëmarrjen e të rinjve në vrap, pasi çdo shkollë e kryeqytetit përfaqësohej me nxënësit e saj.Kjo garë, e cila filloi në sheshin ?Nënë Tereza?, përshkoi një segment me gjatësi simbolike prej 2 km, i cili përfundoi në sheshin ?Skënderbej?. Për fituesit e tre vendeve të para femër dhe mashkull kishte edhe një shpërblim simbolik, por më shumë se kaq, kjo garë është vlerësuar edhe si një mënyrë e mirë për t?i nxitur të rinjtë të angazhohen me sport dhe të fillojnë të përgatiten për të konkurruar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.
Recommended