Ora News - Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, arrestohet 60-vjeçari në Vlorë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Historitë e ngacmimit seksual vijojnë të trondisin vendin. Në Vlorë një 60-vjeçar është denoncuar për ngacmim nga vajza e tij. Nga muaji maj janë zbuluar 5 raste abuzimi seksual.

Një 60-vjeçar u arrestua në Vlorë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij.

Burri nga fshati Babicë e Madhe është vënë në pranga nga policia këtë të enjte, ndërsa ndaj tij rëndon edhe akuza e dhunës në familje.

Rasti është denoncuar nga vete vajza, ndërsa për shkak të ndjeshmërisë, policia tregohet e rezervuar me detaje.

Muajt e fundit në vend janë zbuluar disa histori tronditëse të ngacmimit dhe abuzimit seksual.

Në muajin Maj një 37-vjeçar nga Maliqi u arrestua pasi u akuzua nga vajza 18-vjeçare për ngacmim seksual.

Në dëshminë e tij, ai tha se kishte qene i pavetëdijshëm, pasi kishte përdorur alkool dhe lëndë narkotike.

Po në muajin maj, në Tiranë u zbulua historia tronditëse e abuzimit të një 15-vjeçareje në Tiranë nga roja i shkollës dhe disa të rinj.

E mitura ishte shantazhuar dhe abuzuar seksualisht për një kohë të gjatë derisa denoncoi dhe coi pas hekurave abuzuesit!

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/ngacmoi-seksualisht-vajzen-e-tij-arrestohet-60-vjecari-ne-vlor

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended