Vrau mikun e tij me kallashnikov për disa turra bari, arrestohet 50 vjeçari në Lezhë

  • 5 years ago
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Lezhës ditën e sotme ku në fshatin Mërqi, u vra me breshëri kallashnikovi, 64- vjeçari Gjin Marku. Së fundmi policia e Shtetit ka vënë në pranga edhe autorin e krimit, 50- vjeçarin Tonin Gjini i cili është dhëndër i familjes së viktimës.

E gjithë ngjarja sipas policisë ka ndodhur në orën 7:30, minuta në një arë në Mërqi ku viktima Gjin Marku ushtronte detyrën si kryeplak. Nga hetimet e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti ku autori i kishte kërkuar mikut të tij që ti jepte barin që kishte korrur, por kjo nuk është pranuar nga viktima. Në momentin kur ka parë 64-vjeçarin që po mblidhte barin dhe po e ngarkonte në kamionçinën e tij, autori ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të mikut të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Recommended