Ora News - Ngacmoi seksualisht të bijën, 37-vjeçari mbetet në burg: Isha pirë dhe nën efekt droge

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
37-vjeçari nga Maliqi i denoncuar nga e bija për ngacmim seksual do të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimit.

Në seancën ku gjykata e Korçës e la në burg, ai mohoi akuzat duke deklaruar se ka qenë i pirë, por nuk ka ngacmuar vajzën.

Gjykata e Korçës lë në burg 37 vjeçarin Rudolf Merolli, i denoncuar nga e bija për ngacmim seksuale.

Senaca për masën e sigurisë u mbajt me dyer të mbyllura, ku ai mohoi akuzat.

37 vjecari ka theksuar se ishte i dehur dhe nuk mbant mend asgjë për natën që i referohet në padi e bija.

?Isha i pire dhe i droguar nuk mbaj mend asgjë? citohet të jenë shprehur ai para gjykatës.

Deklarimet e 37-vjeçarit tregojnë ndryshim të qëndrimit, pasi më herët në polici ai kishte pranuar akuzën, por duke theksuar sërish faktin se kishte qenë në gjendje të dehur.

Ndërkohë avokati mbrojtës kërkoi thellimin e hetimit dhe ekspertizë të bisedave erotikë të regjistruara nga vajza 18-vjeçare mbi bazë të të cilave akuzohet i ati.

Po ashtu Mbrojtja kërkoi që 37-vjeçari dhe vajza e tij ti nënshtrohen ekzaminimeve për të vërtetuar se natën kur pretendohet ngjarja, ata kishin konsumuar lëndë narkotike.

Gjykata pas shqyrtimit të fakteve e provave vendosi të mbajë qeli babain e dyshuar për ngacmimin seksual të të bijës.

Ndërkohë nëna e vajzës, që jeton e ndarë nga 37-vjeçari, pasi rasti u bë publik kërkoi që mbi të të veprojë drejtësia ose në rast të kundër foli edhe për vetëgjyqësi.

?Vajza ka shkuar te babai i saj për ta takuar edhe unë nuk e kam ndaluar. Atë natë babai i saj i ka ngacmuar seksualisht duke i kërkuar marrëdhënie seksuale. Vajza ka regjistruar të gjithë bisedën me babain e saj dhe ka kontaktuar me shoqen e ngushtë duke i treguar gjithçka. Ditën tjetër shkova në punë ku me ka marrë shoqja e vajzës në telefon edhe me ka treguar ngjarjen. Kam shkuar në shtëpi, edhe kam folur me vajzën, vajza në kushte të renda psikologjike më ka treguar të vërtetën.

Vijoj të jem ligjërisht e martuar me Rodolf Merolli dhe prej 1 viti jam larguar nga ai pasi prej vitesh jam dhunuar. Nuk e pranoj dot faktin se ai ka folur në atë mënyre edhe pse është i varur nga alkooli dhe hashashi. Jam nëne me 3 fëmijë, me kushte tepër të vështira, punoj në një fasoneri ku të ardhurat janë të pakta, jetoj me qira edhe kërkoj ndihmë edhe nga shteti.?

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/i-kerkoi-vajzes-se-tij-marredhenie-seksuale-arrest-me-burg-rodolf-merollin

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended