Burg babait qe ngacmoi te bijen | Lajme - News
  • 4 years ago
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Rudolf Merollin, i cili u denoncua nga e bija për ngacmim seksual.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, e cila u mbajt me dyer të mbyllura, prokuroria i ka kërkuar gjykatës që deri në përfundim të procesit Merolli të qëndrojë i izoluar në burg.

Avokati i i 37-vjeçarit, ka insistuar në thellimin e hetimeve dhe kryerjen e ekspertimit të bisedave erotike të regjistruara nga 18-vjecarja, të cilat implikojnë të atin.

Po ashtu pala mbrojtëse kërkoi që për të akuzuarin dhe vajzën e tij të bëhen ekzaminimet dhe analizat përkatëse, për të vërtetuar se të dy mbrëmjen që ndodhi ngjarja kishin konsumuar lëndë narkotike.

Vetë i akuzuari i ka mohuar para gjykatës akuzat, duke deklaruar se atë natë kishte konsumuar lëndë narkotike në sasi te madhe dhe ka qenë i pavetëdijshëm. 37-vjeçari nuk pranoi të ketë ngacmuar me biseda erotike të bijën dhe as ka kryer veprime ndaj saj.

Por vajza e tij 18?vjeçare publikoi disa biseda të përgjuara dhe tregoi në një intervistë për Tv Klan se veç ngacmimeve, i ati ushtronte dhunë prej kohësh ndaj saj dhe nënës.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended