Dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të vogël, Gjykata e Beratit burg për 48 vjeçarin

  • 4 years ago
TIRANE-48-vjeçari që u arrestua me akuzën e ngacmimit seksual të një fëmije 5-vjeç pak ditë më parë sot është lënë në burg pa afat. Gjyqtarja Kostika Çobanaqi pranoi kërkesën e prokurorit Tasim Puci duke lënë në burg 48-vjeçarin.

I arrestuari Sokol Kapinova e ka gënjyer me ëmbëlsira dhe kumbulla vajzën së bashku me motrën e saj 7-vjeçe, për t'i futur në shtëpinë e tij, ku edhe ka ndodhur ngacmimi seksual.

Ngacmimi seksual ka ndodhur në prani të motrës 7-vjeçare. Denoncimi për ngacmimin u bë nga familja e vajzës, ndërsa 48-vjeçari sot u mbrojt nga një avokat i zgjedhur kryesisht, pasi nuk është në gjendje ekonomike.

Kohët e fundit ka pasur disa denoncime për ngacmime seksuale, teksa rasti më i rëndë ishte ai që u zbulua në një shkollë në Kamzë, kur roja i përdhunoi një 15-vjeçe.

Recommended