Transportonte 16 emigrantë të paligjshëm arrestohet 26-vjeçari në Korçë Në pranga dhe ndihmësi i tij

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Policia e Korçës ka vënë në pranga 2 persona, të akuzuar se kanë ndihmuar shtetas të huaj për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Sipas njoftimit të uniformave blu, në pranga ka rënë një 26 vjeçar dhe një 27 vjeçar, i cili dyshohet si ndihmës i tij.

Në momentin e ndalimit, 26 vjeçari ishte duke transportuar 16 emigrantë me mjetin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar ?Perimetri?.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte 16 emigrantë të paligjshëm dhe drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt, vihet në pranga një 26-vjeçar.

Ndalohet edhe një shtetas tjetër, si bashkëpunëtor i dyshuar i tij.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatet e Policisë Korçë e Devoll, në vijim të operacionit policor ?Perimetri?, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: oranews.tv/transportonte-16-emigrante-te-paligjshem-arrestohet-26-vjecari-ne-korce-ne-pranga-dhe-ndihmesi-i-tij/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended