Report TV - Përplasi për vdekje vjehrrë dhe nuse në Durrës, mbetet në burg i riu 22-vjeçar
  • 5 years ago
Pas aksidentit që ndodhi tre ditë më parë në Durrës ku dy gra humbën jetën në rrugën e ish-Kënetës, gjykata ka dhënë masën e sigurisë ?Arrest me burg? për të riun 22-vjeçar Daniel Brahollari i cili përplasi për vdekje dy gra, vjehrrë dhe nuse teksa ata po kalonin rrugën kryesore pasi kishin zbritur nga autobuzi me të cilin po udhëtonin.

Mësohet se gjatë seancës së mbajtur gjyqësore, u theksua shkaqet e aksidentit kanë të bëjnë me mungesën e sinjalistikës horizontake dhe vertikale si dhe me mungesën e ndriçimit.

Ndërkohë bëhet e ditur se do të jetë ekspertiza ligjore, ajo e cila do të zbardhë rrethanat e mëtejshme të aksidentit e cila kërkon afatet e saj u tha në seancën për caktimin e masës së sigurisë. Tre ditë më parë Bukurie Cufaj, 56 vjeçe dhe nusja e djalit të saj, Sabije Cufaj 38 vjeçe kanë qenë duke zbritur nga autobusi që i merrte nga rrobaqepësia, kur janë përplasur nga një automjet tip "BMË" që drejtohej nga 22-vjeçari, ku për pasojë humbën jetën në mënyrë tragjike.
Recommended