Ora News - Aksidenti në Durrës: Mbetet mister kush e përplasi për vdekje shpërndarësin e picave

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Aksidenti i tmerrshëm ku mbeti i vdekur shpërndarësi i picave Ramazan Bata mbetet pa autor duke i dhënë edhe një herë ngjarjes, hijet e misterit.

Gjykata e Durrësit nxorri nga burgu dhe dërgoi në shtëpi me masë detyrim paraqitje shoferin e autobusit Petrit Topallin 49 vjeç ndërsa drejtuesi i furgonit Ferdinant Torozi do të qëndrojë në qeli për 20 ditë deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Prokurorja e çështjes, Rabjana Halili, duke iu referuar akt ekspertimit tha se në autobusin që fillimisht u dyshua se përplasi 25 vjeçarin nuk janë gjetur shenja gjaku që të tregojnë goditjen.

Por poshtë autobusit u gjet motori i i 25 vjecarit.

Dëmtime të jashtme që të tregojnë se ka goditur shpërndarësin e picave nuk janë gjetur as në mjetin furgon që zhvendosi trupin për rreth 1.5 km dhe e hodhi pranë Urës së Dajlanit.

Por për organin e akuzës mbetet ende e paqartë, se si trupi i 25 vjecarit përfundoi poshtë makinës.

Për të sqaruar këto dyshime dhe rolin e drejtuesit 54 vjecar prokuroria kërkoi që ai të qëndrojë 20 ditë në burg deri në një tjetër akt ekspertimi.

Gjatë marrjes në pyetje por edhe në seancë, dy shoferët kanë deklaruar se nuk e kanë kuptuar që janë përfshirë në aksident.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/perplasen-vdekje-shperndaresin-e-picave-lihet-ne-burg-nje-prej-shofereve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended