Ora News - Rruga e vdekjes në Durrës, 3 viktima brenda muajit
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Mungesa e sinjalistikës në segmentin Mbikalimi i Shkozetit deri në Plepa është kthyer në burim aksidentesh. Vetëm brenda një muaji kanë humbur jetën tre persona, ndërsa banorët apelojnë marrjen e masave nga institucionet përgjegjëse.

Banorët e cilësojnë si rruga e vdekjes!

Mungesa e sinjalistikës si dhe pakujdesia e përdoruesve të rrugës e kanë kthyer segmentin Mbikalimi i Shkozetit deri në Plepa në burim aksidentesh.

Vetëm brenda një muaji kanë humbur jetën tre persona. Por aksidente aty mund të ndodhin çdo ditë.

Qytetarët: 18 vjet në këtë lajme dhe unë në këtë segment këtu kam humbur fëmijën 9-vjeçar. Ja ku është lapidari i ngritur këtu. Duke kaluar me nusen këtu fëmija ma ka marrë zvarrë makina.

Kjo rrugë është rruga e vdekjes. Kam 15 vjet që kam ardhur këtu dhe nuk ka kohë shteti për këtë rrugë këtu.

Mungesa e një mbikalimi dhe semafori pranë zonës së banuar i bën banorët të sfidojnë vdekjen në këtë formë.

Qytetari: Unë prindërit e mi i kam të izoluar në shtëpi, ngaqë nuk dalin dot.

Ata thonë se shqetësimin ia kanë bërë me dije kryeministrit përmes një letre si dhe institucioneve të tjerë përgjegjëse, por nuk kanë marrë kurrë përgjigje.

Qytetarët: Ne kemi bërë letër me 31 mars për dijeni kryeministrit, Vangjush Dakos, Ministres Balluku, Sandër Lleshit.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen emergjente pasi në të kundërt kjo rrugë do të vijojë të mos kursejë jetët e atyre që kalojnë në të.

Qytetarët: Ose duhet një semafor, ose një mbikalim. Ne po paguajmë taksa. Edhe po të shohësh rrugën këtu nuk ka kanalizime, as ndriçim, as gjelbërim, nuk ke ku të hedhësh plehrat.

Vetëm dy ditë më parë një çiklist humbi jetën në këtë aks pasi u përplas nga një makinë. Për shkak se rruga përshkon zonë të banuar shpejtësia e lejuar e automjeteve është 40 km në orë, por shumë drejtues nuk e respektojnë duke u kthyer kështu në burim aksidentesh.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rruga-e-vdekjes-ne-durres-3-viktima-brenda-muajit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended