RTV Ora – Durrës, protestë për “rrugën e vdekjes”
  • 5 years ago
#rtvora
Për shkak të numrit të aksidenteve, banorët e Arapajt e kanë pagëzuar ?Rruga e vdekjes? aksin nga Ura e Shkozetit në Plepa. Ndaj ata kanë zbritur në protestë për të kërkuar riparimin e një semafori që thonë se i mban peng ose ndërtimin e një mbikalimi, pasi janë të detyruar ta kalojnë përmes rrugës duke rrezikuar jetën.

Prej disa muajsh kur semafori që rregullonte lëvizjen u prish, banorët e lagjes 13 në Durrës e kalojnë në këtë mënyrë rrugën ?Ura e Shkozetit-Plepa".

Si masë parandaluese, drejtoria e rrugëve vendosi këto blloqe betoni, të cilët ndalojnë vetëm makinat, por jo këmbësorët, që thonë se detyrohen të rrezikojnë jetën për të kaluar në anën tjetër.

Në shumë raste kjo mënyrë ekstreme ka përfunduar me fund tragjik, ndaj banorët e kanë emërtuar si Rruga e Vdekjes.

"Të vënë një tabelë dhe ta shkruajnë Rruga e Vdekjes. Këtu luftojnë fëmijët, mosha e mesme dhe të rinjtë me vdekje"

Ndaj kërkojnë riparimin e semaforit, largimin e blloqeve të betonit ose mbikalim.

"Duhet të vihet mbikalimi, po vriten njerëz për ditë"

Në raste se Ministria e transportit dhe Infrastrukturës nuk do ti marrë këto kërkesa parasysh, banorët e Arapajt thonë se do të përshkallëzojnë protestat.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/durres-proteste-rrugen-e-vdekjes
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended