Ora News - “Rruga e vdekjes” në Durrës
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Në rrugën e ish-Kënetës në Durrës, shenjat e aksidentit që u mori jetën dy grave një ditë më pare janë ende të dukshme.

Banorët e cilësojnë si rruga e vdekjes pasi gjatë 10 viteve në të kanë humbur jetën 24 persona. Ata pohojnë se jeta e tyre mbetet e rrezikuar çdo dite teksa kalojnë rrugën. Banorët i kërkojnë autoriteteve marrjen e masave për shtimin elementeve të sigurisë, në të kundërt aksidente të ngjashme me përmasa tragjike do të jenë të vazhdueshme.

Banor: Ne kemi nevojë për mbikalim. Ndriçim nuk ka. Nuk ka sinjalistikë.

Në rrugën me një qarkullim të lartë automjetesh dhe këmbësorësh nuk ka asnjë element sigurie.

Mbikalimet për këmbësorët nuk janë vendosur.

Semaforët në të shumtën e kohës ndodhen në gjendje pasive, ndërsa sinjalistika horizontale mungon.

Në këtë segment rrugor ndër vite aksidentet kanë qenë të shumta, por pavarësisht bilancit gjendja e rrugës nuk ka ndryshuar. Madje këtu mungon edhe policia rrugore, prania të cilëve mund të shmangte aksidente të tilla tragjike.

Gratë u përplasën sapo zbritën nga autobusi i linjës Durrës-Plepa
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksidenti-me-dy-vikima-ne-durres-banoret-ne-proteste-mungesen-e-sinjalistikes
Recommended