Ora News - Në “luftë” për djalin, prindërit ngecin në Siri pas vdekjes së të birit
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Dragostunja në Librazhd është një prej fshatrave nga ku familje të tëra u nisën drejt Sirisë. Një prej rasteve është ai i Ali dhe Ruzhdie Balliut, të cilët në atë kohë thanë se do të shkonin për të kërkuar djalin që ishte nisur drejt vendit në konflikt. 6 vjet më pas, Rruzhdie Balliu rezulton se jeton në kampin Al Hol, ndërsa për burrin nuk dihet! Kamera e RTV Ora ishte në Dragostunjë, fshatin ku nis historia.

6 vjet më parë, Ali dhe Ruzhdie Balliu nga Dragostunja e Librazhdit u nisën bashkë drejt Sirisë në kërkim të të birit që u kishte thënë se do të shkonte për studime në Arabinë Saudite, por përfundoi luftëtar i Shtetit Islamik.

Ata janë prindërit e Idajet Balliut, të riut në këtë foto që u vra si luftëtar i Kalifatit më 15 gusht të vitit 2015, në Alepo.

Prej asaj kohe, burrë e grua mbetën atje në mes të luftës, pasi misioni për të kthyer djalin në shtëpi dështoi.

Vëllai i Ali Balliut: Nuk vajti as luftëtar, as nuk ka qenë i rrezikshëm. Shumë fetar nuk ka qenë.

Kur i ashtuquajturi Shteti Islamik u shkatërrua nga koalicioni ndërkombëtar, Ali dhe Ruzhdie Balliu ashtu si shumica e familjeve shqiptare që ishin pjesë e luftës u ndanë.

Gruaja përfundoi në kampin Al Hol, aty ku janë edhe shumë shqiptarë të tjerë. Ndërsa fati i Burrit nuk dihet nëse është gjallë.

Vëllai: I presim të na kthehen. I presim dita-ditës.

Por Ali dhe Ruzhdie Balliu nuk janë të vetmit Banorë të Dragostunjës që udhëtuan në Siri.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ne-lufte-djalin-prinderit-ngecin-ne-siri-pas-vdekjes-se-te-birit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended