Report TV - Detaje nga vrasja e ish-anëtarit të bandës së Lushnjes
  • 4 years ago
LUSHNJE- Detaje të reja dalin në dritë lidhur me vrasjen e Enver Boriçit në Lushnjë. Burime zyrtare pranë grupit hetimor konfirmojnë se ish- anëtari i bandës së Lushnjës, u qëllua me 7 plumba pistolete me silenciator brenda në lokalin e tij, në lagjen ?Kadri Gjystri?.

52 vjeçari u qëllua për vdekje mëngjesin e të shtunës, në sy të dy klientëve që ndodheshin brenda në lokal. Autori ende i paidentifikuar, i maskuar dhe me pistoletë të dorë hyri brenda në lokal duke qëlluar me 7 plumba në kokë Boriçin. Burime pranë policisë sqaruan se e vetmja pistë që po hetohet është ajo e hakmarrjes për shkak të së kaluarës së tij dhe të vëllait të tij, Arben Boriçit, i dënuar me burgim të përjetshëm. Arben Boriçi është cilësuar si krahu i djathtë i Aldo Bares, ish- kreut të bandës së Lushnjës
Recommended