Ora News - Detaje të reja nga atentati në Lushnje, Saimir Taullau "zhduket" nga spitali

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me një plagë në kokë e një në shpatull, Saimir Taullau ka lënë spitalin e Lushnjes vetëm disa orë pas atentatit që i bënë me armë zjarri në lokalin e tij në periferi të qytetit.

Burime mjekësore thanë 47 vjeçari u largua në orët e vona të mbrëmjes, por nuk dihet nëse kjo lëvizje është bërë për shkak të përmirësimit të gjendjes shëndetësore apo për arsye sigurie!

Aktualisht vendndodhja e tij nuk dihet, por burime nga spitali i lushnjes bënë me dije se Taullau u shoqërua nga forcat e policisë.

Mjekët thanë se Ai kishte një plagë në kokë dhje një në shpatull, por pa rrezik për jetën.

Taullau u sulmua me breshëri automatiku ndërsa ndodhej në lokalin e tij në vendin e quajtur Rotondo e Plugut.

Ndërkohë disa persona janë shoqëruar në lidhje me atentatin por policia ende nuk ka të arrestuar.

Në kuadër të hetimit, u morën në pyetje edhe dëshmitarët në lokalin ku qëlluan ndaj 47 vjeçarit.

Por vec faktit se autorët erdhën dhe u larguan me një motor nuk ka shumë të dhëna.

Për kapjen e tyre u ngritën postoblloqe dhe u angazhuan edhe forcat speciale, por aksioni nuk ka dhënë rezultat.

Taullau është më precedentë të shumtë penalë dhe njihet si një nga kundërshtarët e bandës së Aldo Bares në Lushnjë, por nuk dihet nësë ngjarja e së shtunës është vijimsi e kësaj përplasje.

I vëllai i tij, Baki Taullau u vra në vitin 2005 në atë kohë Saimir Taullau akuzoi grupin e Aldo Bares.

Ndaj hetimet e policisë janë shtrirë në disa pista mes të cilave edhe konfliktet e së kaluarës mes grupeve në Lushnjë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/detaje-te-reja-nga-atentati-ne-lushnje-taullahu-zhduket-nga-spitali

Recommended