Lushnje/ I vëllai iu vra nga banda e Aldo Bares, plagoset në atentat biznesmeni Saimir Taullau

  • 5 years ago
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune tek rrethrrotullimi i Plugut në Lushnjë. I plagosuri është Saimir Taullau, 47 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën . Ai është qëlluar me armë para lokalit të tij. Mësohet se autorët e atentatit ndaj tij kanë qenë të maskuar dhe janë larguar me motor drejt Elbasanit. Ata kanë qëlluar me automatik nga motori. Sic shihet edhe në foto, plumbat kanë prekur xhamat e lokalit. Fatmirësisht, Taullau ka marrë vetëm një plumb. Shqiptarja.com ka mësuar se Saimir Taullau është me precedent të mëparshëm penalë. Ai është vëllai i Baki Taullaut, i cili është vrarë në vitin 2005 në ditën e zgjedhjeve në muajin korrik.

Baki Taullau u vra nga banda e Aldo Bares. Atentati ndaj Saimir Taullaut vjen 13 vite pas vrasjes. Shqiptarja.com ka mësuar se po hetohet mbi dy pista që janë konfliktet e vjetra mes grupeve rivale dhe një prishje e mundshme e pazareve të drogës. Për këtë arsye, drejt Lushnjes janë nisur edhe forcat RENEA për të kapur autorët.

Recommended