Publikohen video dëshmi se si u vra biznesmeni pejan pasi refuzoi të jepte 500 mijë euro haraç

  • vor 6 Jahren
Kastrati ishte plagosur para shtëpisë së tij në rrugën “Mbreti Bardhyl”, më 15 mars 2012, pas kthimit nga gjykata. Atë ditë ai ishte dënuar më gjobë prej 800 eurosh për armëmbajtje. Kishte shtënë në ajër gjatë një sulmi kundër tij ku kishte mbetur i plagosur.

Kastrati kishte arritur të jetonte në koma vetëm një muaj në Qendrën Klinike Universitare. Kishte vdekur në moshën 63 vjeçare.

Asokohe Selman Gashi, një haraçvënës, punonte si truproje e kryeministrit Haradinaj. Ai është një nga të dënuarit për rrëmbimin e biznesmenit, Azem Morina.

Gashi, së bashku me Rrustem Idrizin, Mentor Sanajën, Alban Dizdarin, Zekë Krasniqin dhe Sylë Krasniqin e donin këtë shumë parash për ta mbyllur përfundimisht një kontest të hapur pronësor me Tahir Dacin.

Insajderi ka siguruar videoincizime nga ky takim i zhvilluar në shtëpinë e Kastratit në Pejë. Aty dëgjohen biseda me tone kërcënuese.

Përmendet edhe Ramush Haradinaj e Qerim Kelmendi.

Përmendet po ashtu hetuesi i krimeve të rënda në Policinë e Pejës, Ragip By