Gazment Bardhi: Vendimi për Ervin Salianjin u dha nga një anëtar i Bandës së Lushnjes

  • 4 years ago
Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, tha se vendimi për ish-deputetin Ervin Salianji është dhënë nga një anëtar i bandës së Lushnjes, njëherazi militant i Partisë Socialiste.

"Mbajeni mend, në momentin e parë që zotëria do të kalojë në vetting do shikoni se kjo që them unë është e vërtete. Sot Salianji dhe Olldashi janë dënuar nga një anëtar i bandës së Lushnjës. I garantojmë të gjithë qytetarët që ky vendim për dënimin e tyre, jo vetëm nuk do të na ndalë. Sot Ervin Saliajni është dënuar nga banda e Lushnjes. Gjyqtari Artan Gjermeni është anëtar i bandës së Lushnjes, përveçse është militant i Partisë Socialiste", tha Bardhi.

Recommended