Goditet banda e Shijakut, kapen tre të rinjtë që lidhën të moshuarit me kabull në Memaliaj
  • 4 years ago
Gjithashtu, në automjet nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan dy doza me lëndë narkotike kokainë. Ata e kanë kundërshtuar posedimin e kokainës që u gjet në makinën e sekuestruar.

Sipas policisë, ky grup, me pseudonimin ?Etalon?, dyshohet se ka kryer dhe një sërë vjedhjesh të tjera në qarqe të ndryshme, për të cilat vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore.

I moshuari Hiqmet Ramadani tregoi se dy nga autorët u futën brenda duke i lidhur me kabull të moshuarit, ndërsa më pas morën shumën e lekëve. I moshuari tha se e lidhën në fyt me kabullin e dyshekut të korrentit dhe tentuan ta mbysnin. Aksioni i goditjes se grupit ishte i koordinuar nga drejtoritë e policive të Durrësit, Gjirokastrës dhe Memaliajt.
Recommended