Lezhë/ Kapen dy të rinjtë e shpallur në kërkim, akuzat

  • 5 years ago
Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi ishin të kërkuar për veprat penale ?Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë? dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

Të rinjtë ishin shpallur në kërkim, pasi më datë 28.09.2019 në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen SMT, Lezhë, tek ?Ura e Cenit?, pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin S. N.

Në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg? për këta shtetas, për veprat penale ?Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative? dhe ?Armëmbajtja pa leje ?.

Njoftim/ Lezhë

Finalizohet operacioni policor ?Dajçi?

Operacioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe ndalohen dy të rinj, të kërkuar për veprat penale ?Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë? dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

Operacioni nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ?Shqiponjat?.

Në zbatimin të planit të masave për kapjen e personave në kërkim dhe pas një pune të mirëorganizuar nga Komisariati i Policisë Lezhë është finalizuar operacioni policor i koduar ?Dajçi?, në kuadër të të cilit, u bë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim:

K. N., 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprat penale ?Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë? dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

K. P. (Sh.), 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull, Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprën penale ?Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë?.

Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi më datë 28.09.2019 në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen SMT, Lezhë, tek ?Ura e Cenit?, pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin S. N.

Në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg? për këta shtetas, për veprat penale ?Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative? dhe ?Armëmbajtja pa leje ?.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended