Ora News - Reforma në polici: Të rinjtë do zëvendësojnë të moshuarit
  • 5 years ago
#oranews

Ruajtja fizike e objekteve të ndryshme që aktualisht mbulohet kryesisht nga shoqëritë private, do të realizohet nga policët në moshë madhore. Nisma u njoftua nga kryeministri Rama para studentëve të ekselencës që do të nisin shkollën, për hetimin e krimit ekonomik, pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik.

Edi Rama: Sot përmbushëm objektivin e vendosur nga një raport i mirëdetajuar i bërë së bashku nga partnerët që ne e gjetëm gati për nivelin e pagës. Çka nuk do të thotë që pagat janë aq të kënaqshme sa duhet të qëndrojnë këtu. Do krijohet mundësia për një tranzicion të butë për oficerët e moshuar dhe për të marrë më shumë të rinj duke iu krijuar më të moshuarve që të vazhdojnë të kenë një pagë dhe duke dhënë kontribut në pastrimin e një xhungle policie private që shpesh herë janë shëmbëlltyra të keqtrajtimit të njeriut në aspektin e pagave dhe sigurimeve shoqërore, shpesh dhe thithëse të fondeve të mëdha të institucione publike që shpesh herë nuk e ofrojnë shërbimin që ofron policia e shtetit

Lufta kunder droges sfide qe nuk e kemi tejkaluar

"Nuk kemi tejkaluar ende sfidën e luftës kundër drogës"u shpreh kryeministri Rama, në fjalën e rastit për fillimin e Shkollës Bazë të Policisë dhe Kursit për Oficerë të Policisë Kriminale,

Megjithatë u shpreh i bindur se në drejtimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj e nesërmja do të jetë më mirë.

Nuk do të thotë që kemi tejkaluar sfidën e luftës kundër drogës, përkundrazi është sfidë e të gjitha vendeve dhe s'ka si të mos jetë sfidë e këtij vendi por besoj fort që me shtysën domethënëse që ministri i brendshëm ka sjellë me punën e nisur mbarë dhe me forcimin e mëtejshëm të operacionit Forca e Ligjit dhe Ndërprevrimet e institucioneve të tjera nuk kemi arsye që të mos jemi besim plotë që e nesërmja do të jetë më e mirë.

589 studentë kanë aplikuar për të tu bërë pjesë e policisë së shtetit, ndërsa pas një faze testimi janë përzgjedhur 53 konkurentë për të qenë pjesë e policisë kriminale. Ndërkohë 215 të tjerë do të jenë pjesë e patrullës së përgjithshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/reforma-ne-polici-te-rinjte-do-zevendesojne-te-moshuarit-keta-do-pastrojne-dhe-xhunglen-private


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended