Ora News - Të rinjtë duan vetëm të ikin
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Papunësia mbetet një ndër arsyet kryesore pse të rinjtë duan të largohen nga Shqipëria. Për sociologët shqiptarë fenomeni është tejet shqetësues pasi çdo ditë e më shumë, të rinjtë po gjejnë mundësitë për tu larguar duke ulur fuqinë punëtore në vend.

Në raportin e fundit të publikuar nga Insituti i Politikave europiane në Kosovë,Shqipëria mban vendin e parë në Ballkanin perëndimor për numrin e ayilkërkuesve në shtetet e BE.Të rinjtë janë pesimistë dhe një ndër arsyet që kërkojnë të largohen është punësimi e më pas një ekonomi më të stabilizuar.

?E para është punësimi, ne kemi mbaruar studimet, dhe përfudon kamariere ose shitëse. Personalisht kam dëshirë të largohem nga këtu sepse mendoj se ka një jetë më të mirë jashtë. Të gjithë e shikojnë si është Shqipëria.?

Për sociologun Gëzim Tushi faktorët që përmëndin të rinjtë qëndrojnë ndërsa politikat që vendi ka bërë për t?i nxitur ata që qëndrojnë janë të pamjaftueshme.

?Të rinjtë shqiptarë kanë filluar ta kuptojnë që nuk mund të presin, ky rajon dhe veçanërisht vendi jonë, të kapi ritmin e zhvilluar. Ka më shumë mundësi për tu integruar. Janë disa arsye të tjera si varfëria, që është shumë e madhe në Shqipëri, papunësia rinore, mungesa e sistemit të meritës.?

Fenomeni pritet të shkaktojë një sërë efektesh negative siç është edhe ulja e fuqisë punëtore pra frenim për ekonominë.

?Kjo pritje eruptive për tu larguar nga vendi po sjell pasoja shumë të mëdha. E para është plakja e popullsisë. Po na ikën popullsia e re në moshë. Po na ikin njerëzit e diplomuar, të shkolluar, të specializuar.?

Sipas raportit nga viti 2013-2020, 70% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën moshën 35 vjeç.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/te-rinjte-duan-vetem-te-ikin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended