Wake Up/ Të rinjtë që duan të punojnë në administratë tani e kanë një mundësi
  • 4 years ago
Çdo i ri pasi mbaron studimet e larta natyrisht që kërkon t'i konkretizojë ato me një vend pune. Por shumë të sapo diplomuar humbasin shpresat pas shumë tentativash për tu punësuar, sepse një nga kriteret është se për të fituar vendin e punës duhet të kesh një fare eksperience. Ky është një nga kriteret që i detyron të sapodiplomuarit të pranojnë punësime jashtë profilit, kjo edhe për faktin se kompanitë në Shqipëri të paktën vitet e fundit nuk ofrojnë sa duhet mundësi për formimin praktiko-profesional të një studenti të sapo dalë nga bankat e shkollës. Për më tej, ka edhe një fenomen që hasim shumë shpesh në Shqipëri dhe që është shfrytëzimi në punë, gjë që sjell mos pasjen e kohës për të investuar më tej tek vetvetja. Si rrjedhim, një pjesë e mirë e të rinjve, pranon si zgjidhje të fundit emigrimin. Ndaj për të zgjidhur këtë ngërç, vitet e fundit po zbatohet plani kombëtar i praktikave profesionale pranë administratës. Jemi pikërisht në fazën kur janë çelur aplikimet për të gjithë ata që duan të marrin një eksperience pune pranë institucioneve të qeverisjes qendrore dhe asaj vendore. Aplikimet kanë nisur në datën 7 shkurt dhe do të vazhdojnë përgjatë këtij muaji deri në 29 shkurt. Por jo të gjithë mund të bëhen pjesë e saj dhe çfarë ndodh pasi e ke përfunduar këtë eksperiencë pune 3 mujore.



Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended