Ora News - Shqetësuese, 70-80% e shqiptarëve duan të ikin jashtë për të punuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një numër gjithnjë e më i lartë i qytetarëve shqiptarë duan të largohen për të punuar jashtë vendit.

Sipas raporteve të një studimi mbi tregun ndërkombëtar të punës, 70-80% e qytetarëve dëshirojnë të zhvendosen nga vendi i tyre.

Pa dhënë shkaqet e kësaj tendence, studimi tregon se nga 2014-2018, % e shqiptarëve që duan të largohen ka rënë në krahasim me sondazhet e mëparshme por sërish mbetet në shifra alarmante.

Krahasuar me Shqipërinë, vendet e tjera të Ballkanit rezultojnë të kenë një nivel më të ulët të dëshirës së qytetarëve për të punuar jashtë ose që aktualisht punojnë jashtë.

The Boston Consulting Group dhe kompania ndërkombëtare e rekrutimit The Network kanë realizuar një nga sondazhet më gjithëpërfshirëse lidhur me preferenca e punës me titull:"Të dokodosh talentet globale 2018".

Për realizimin e këtij sondazhi janë pyetur 366,000 njerëz që janë forcë punëtore në 197 vende të botës.

Shqipëria renditet me të njëjtat shifra krahas vendeve si Australia, Brazili, Bullgaria, Meksika, Japonia etj.

Nga ana tjetër shtete si Kina, Kroacia, Greqia, Lituania dhe Hungaria shfaqin rezultatet më të ulëta të dëshirës së qytetarëve për tu larguar nga vendi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqetesuese-70-80-e-shqiptareve-duan-te-ikin-jashte-te-punuar

Recommended