RTV Ora - Studimi i 2019-s: 84% e shqiptarëve duan të ikin

  • 5 years ago
#rtvora
Një studim i vitit 2019 tregon se rreth 84% e shqiparëve duan të largohen nga vendi. Kjo shifër shënon 5% rritje të këtij qëndrimi, krahasuar me një vit më parë ndërkohë shkaqet kryesore për këtë fenomen janë mosbesimi te politika, drejtësia e korruptuar dhe shërbimi shëndetësor i dobët.

Numri i shqiptarëve që duan të largohen nga vendi mbetet në trend rritës. Krahasuar me të dhënat e vitit 2018, ku rreth 79% e të rinjve donin të largoheshin, kësaj here shifrat janë rritur akoma më tepër duke shkuar në 84%. Kësaj here janë gratë dhe vajzat ato që duan më tepër të largohen. Por, shqetësues mbetet fakti se rreth 90% e personave që janë deportuar më parë nga vendet e huaja, dëshirojnë sërish të ikin nga Shqipëria.

Të dhënat nxjerrin në pah një sërë shkaqesh të cilat lidhen si me situatën politike, drejtësinë, shëndetësinë dhe punësimin ku më shumë se gjysma e të anketuarëve e vlerësojnë negativisht secilën nga këto fusha.

"Mosha që kryeson këtë studim është nga 25-35 vjeç me 36.83% dhe ndiqet nga mosha 18-25 vjeç. Zonat urbane kanë përfaqësim më të madh me 65.1% dhe 34.9% i përkasin zonave rurale"

Sipas sociologëve, kjo dëshirë e largimit të vendasve sjell rrezikun që Shqipëria të mbetet pa shqiptarë.

Zyhdi Dervishi: Në një të ardhme jo shumë të largët, Shqipëria do të shpopullohet nga shqiptarët. Duke qenë vend shumë i mirë, shumë i pasur, me një klimë të mrekullueshme, ky vend do të popullohet nga të tjerët.

Raportet krahasuese në botë, vlerësuan vitin e kaluar se Shqipëria ka normën më e lartë në botë për dëshirën e të rinjve për t?u larguar, me diferencë të theksuar nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të armatosura. Ndër vendet e rajonit, shifra e dytë më e madhe vihet re në Bosnje-Hercegovinë, me 62 për qind, e më pas Maqedonia me 51 për qind, ndërkohë që për Serbinë dhe Malin e Zi, pjesa e të rinjve që duan të largohen është më e ulët se 50 për qind.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/studimi-i-2019-s-84-e-shqiptareve-duan-te-ikin
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended