RTV Ora - Edhe studentët marrin valixhet, ja arsyet pse duan të studiojnë jashtë
  • 5 years ago
#rtvora
Maturantët duan të studiojnë jashtë vendit. Korrupsioni dhe kushtet e fakulteteve janë disa prej arsyeve të ngritura si shqetësim edhe nga protestat e studentëve që po çojnë maturantët drejt zgjedhjes së një Universiteti të huaj. Në çdo vit janë 24 mijë të rinj që aplikojnë për të fituar të drejtën për të vazhduar një fakultet jashtë Shqipërisë.

Edhe maturantët i kanë sytë jashtë vendit. Problematikat e shfaqura në protestat e dhjetorit kanë ngritur shqetësime për shumë prej tyre, duke u kthyer në një shtysë për të parë çdo mundësi për tu larguar nga vendi.

"Protesta e studentëve ka ndikuar bajagi shumë te studentët e tjerë që me vazhdu jashtë".

"Përderisa shkon në një Universitet je e prirur që të studiosh me aq mundësi sa ke, me aq para sa të mundësojnë të shtëpisë dhe jo tu japësh ryshfete pedagogëve".

Sipas maturantëve, arsyet përse nuk duan të studiojnë në Shqipëri lidhen së pari me korrupsionin dhe kushtet e studimeve.

"Korrupsioni i profesorëve, problemet në Shkodër dhe Tiranë. Protesta e studentëve.Këto gjëra në Itali nuk kanë mundësi me ndodh".

"Universitetet në Itali njihen në të gjithë botën, tarifat janë goxha të ulëta".

"Notën nuk mund ta marrësh këtu nëse nuk paguan".

"Kushtet në konvikte nuk janë aq të mira".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/edhe-studentet-marrin-valixhet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended