Ora News - Vranë dhe dogjën nënë e bir në Vlorë, kërkohet burg për jetë për nusen dhe të dashurin
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Prokuroria e Vlorës kërkon burg për jetë për Hysnie Hoxhallarin e Kasëm Pirjasin, të cilët akuzohen se vranë dhe më pas dogjën nënë e bir.

Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohen ka ndodhur në janar të 2018 ku u vranë e u dogjën Selkie dhe Olsi Hoxhallari.

Kur Hysnie Hoxhallari pranoi median në shtëpinë ku u gjetën të vrarë bashkëshorti dhe vjehrra, pretendoi sikur ishte pikëlluar, por në të vërtetë rezulton të ketë qenë një vrarëse në kërkim të humbjes së gjurmëve.

Pak orë pas ngjarjes policia konsolidoi dyshimet për përfshirje në krimin e dyfishtë për të cilin Hysnia bashkëpunoi me 26 vjeçarin Kasem Pirjasin me të cilin kishte një lidhje të jashtëmartesore disa vjeçare.

Provat e siguruara në vendngjarje dhe përgjimet e policisë e tradhëtuan.

Policia provoi se 32 vjeçarja dhe bashkëshorti i kushërirës së saj ishin bashkëpunëtorë në masakrimin dhe djegien e nënë e bir Selkie e Olsi Hoxhallari në janar të këtij viti.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vrane-dhe-dogjen-nene-e-bir-ne-vlore-kerkohet-burg-per-jete-per-nusen-dhe-te-dashurin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended