Ora News – Arrest me burg Ronit të Shijakut, avokati: Gjykata u tregua shumë e ashpër

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Jepet masa e sigurisë arrest me burg për Hekuran Hoxhën, e njihur si Roni i Shijakut.

Avokati mbrojtës, u shpreh kundër kësaj mase, duke theksuar se gjykata u tregua shumë e ashpër.

"Gjykata u tregua tejet e ashpër me vendimin që dha, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda për caktimin e masës së sigurimit arrest me burg. Duke qenë se ishim përballë kushteve ndaluese të nenit 230 paragrafi 2, i cili nuk lejon caktimin e masës arrest me burg për raste të vështira, siç është rasti i Hekuran Hoxhës dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë provë konkrete në lidhje me klientin tim që ta fajësojë atë apo ta lidhë me ndonjë veprimtari kriminale".

Ai u arrestua dy ditë më parë në kuadër të operacionit Volvo-4.

Ai u ndalua më 18 janar 2019. 48 vjeçari është banues në Xhafzotaj të Shijakut.

Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrest-me-burg-ronit-te-shijakut

Recommended