Ora News - Gjykata lë në burg ''radikalin'', avokati i tij: Ngjarja u hiperbolizua / Kronika

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest me burg Ronald Kryemadhin i cili nuk lejontë fëmijën të shkonin në shkollë, ndërkohë që gjatë aksionit për arrestimin ai kundërshtoi dhe kërcënoi policinë me armë. Sipas avokatit duhet të lirohej pasi nuk kërcënuar policët dhe nuk ka qëlluar me armë ndaj tyre.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ronald Kryemadhin, i cili u arrestua pak ditë më parë pasi terrorizoi zonën e Kamzës si dhe kërcënoi e kundërshtoi punonjësit e policisë për ta arrestuar. Ndaj ti u ngritën akuzat për kundërshtim të forcave të policisë dhe goditje për shkak të detyrës, të cilat sipas avokatit nuk mjaftojnë për ta lënë në qeli pasi nuk është person me rrezikshmëri të lartë.

Gjatë seancës gjyqësore prokuroria evidentoi që pas kontrollit të banesës atij nuk i është gjetur asnjë armë, përveç një thike. Akuza e ka konsideruar si të ligjshëm arrestimin e tij ndaj kërkoi që kryemadhi të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Ngjarja u regjistrua disa ditë më parë në banesën e 39-vjeçarit në rrugën ?Hazis Suçi? në Kamzë, në momentin që shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kishin urdhër për shoqëruar forcërisht Roland Kryemadhin në Gjykatë, pasi nuk paraqitej për çështjen penale që kishte në ngarkim për ?keqtrajtim të miturish?.

Kryemadhi nuk lejonte tre vajzat e tij të shkonin në shkollë, me argumentin se fëmijët e tij mësonin vetë, ndërsa për arrestimin e tij u angazhuan edhe forcat RENEA, të cilat i rrethuan banesën.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjykata-le-ne-burg-ekstremistin-avokati-i-tij-ngjarja-u-hiperbolizua

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp