Ora news - Pedagogu në përgjim prej një muaji, avokati i tij fajëson sekserin: Atij ju gjetën paratë
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews
Pedagogu i fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane në universitetin ?Fan Noli? të Korçës, Alket Dino, i arrestuar një ditë më parë për korrupsion, ishte vendosur në përgjim nga SPAK prej një muaji.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije avokati i tij, Nevzat Tarelli.

?Pedagogu është mbajtur për një muaj në përgjim, kohë kur është regjistruar procedimi penal nga SPAK dhe dje është bërë arrestimi në flagrancë. Dino u arrestua mbrëmë për shkak të një hetimi të filluar nga SPAK?.

Avokati tregoi edhe si u zu në kuth sekseri Xhevi Dervishi me anë të një agjenti të infiltruar.

?Dje janë finalizuar kryerja e veprimeve simuluese nëpërmjet një agjenti të infiltruar. Bëhet fjalë për një student i cili ka pasur një provim të mbetur. Prokuroria ka kryer veprime të simuluara me Xhevahir Dervishin nëpërmjet një agjenti të infiltruar. Në momentin e arrestimit Dino nuk ka pasur asnjë prej kartmomedhave që u përdorën për veprimin simulues. Një pjesë e lekëve janë gjetur te Dervishi, një pjesë nuk janë gjetur?.

Avokati thotë se klienti i tij Dino, është në pozita mohuese. Ai pranon takimin me Dervishin, por për shkaqe të tjera. Dorë në këtë çështje i jep dhe fakti se gjatë kontrollit atij nuk i janë gjetur kartmonedhat e kapura nga policia, 300 euro dhe 50 mijë lekë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pedagogu-ne-pergjim-prej-nje-muaji-avokati-i-tij-fajeson-sekserin-atij-ju-gjeten-parate-ja-pse-ishin-bashke/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv