Ora News - Mbeten në burg dy ish-deputetët e PS-së, avokati: Proces skandaloz
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg dy ish-deputetët socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.Gjyqtari Bip Ndreca ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg' të dhënë më herët për ta.

Pas vendimit, avokati i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Çuko dhe ish-deputetit Ndoka, Maks Haxhia, e cilësoi një proces skandaloz dhe antiligjor.

Maks Haxhia: Fatkeqësisht ju sot nuk ishit në sallë dhe ky ishte një skenar i mirërregulluar dhe mirëfunksionuar. Juve fillimisht u dhënë informacion nga Prokuroria, ju atë informacion e hodhët në opinion. Por po të ishit sot në sallë do të krijoni një opinion tjetër. Proces më skandaloz, qesharak dhe antiligjor nuk kam parë ndonjëherë në 37 vjet të karrierës sime.

Pyetje: Ku qëndron paligjshmëria?

Haxhia: Së pari, ligji thotë që çdo i arrestuar trajtohet veç e veç. Atje janë futur 44 veta në sallë dhe imagjinoni si ka shkuar procesi. Por ajo çfarë ishte më qesharakja që na bën ne katërcipërisht të bindur që ky proces është i montuar nga prokuroria ose dhe më poshtë se prokuroria, është prezantimi i vendimit të gjyqtarit të çështjes, i cili në mes të seancës deklaroi se "unë nuk e kam ditur që zonja Mimoza Ndoka ka qenë me fëmijë të vogël dhe i është çuar dhe fëmija për ta ushqyer gjatë kësaj kohe që ka qëndruar. Një gjyqtar kur merr një proces e sheh me kujdes në të gjithë detajet e saj. Veç saj ishin dhe tre të moshuar ku vetë ligji thotë: Ndalohet caktimi i masës së arrestit me burg personat që janë mbi 70 vjeç dhe për gratë që kanë fëmijë të mitur". Duke ditur këtë, gjykata vetëm ka marrë flashin nga prokuroria dhe e ka futur në kompjuterin e vet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/me-police-dy-ish-deputetet-shoqerohen-drejt-gjykates-shikoni-momentin
Recommended