Ora News-Trafikimi i 613 kg kokaine, 14 vjet burg për Arbër Çekajn, reagon avokati: Vendim skandaloz
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dënoi sot me 21 vjet burg Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë ?Arbi Garden? në kontenierët e së cilës bashkë me bananet u zbuluan nga policia 613 kilogramë kokainë, në shkurt të 2018.

Por duke qenë se gjykimi ka qenë i shkurtuar, Çekaj do të vuajë vetëm 14 vite burg, pasi ulet 1/3 e dënimit.

Për shoferin Armando Pezakun u vendosën 13 vite burg (me gjykim të shkurtuar 8.8 vite), ndërsa për menaxherin e kompanisë Donaldo Lushaj 14 vite, me gjykim të shkurtuar 10.8 vite.

Avokati i Çekajt, Maks Haxhia, e cilësoi një vendim skandaloz dhe të pambështetur në prova.

Haxhia: Qersharake që shpallet vendimi pa median. Ishte një proces qesharak, aq i dhimbshëm aq edhe komik. Ju siguroj se kushdo profesionist do skandalizohet me këtë vendim se nuk pati asnjë rovë ptë favorizonte akuzën. Ju e dini se një kg hashahsh të gjendet në makinë sekuestrohet ndërsa kamioni ku është kapur kokaina me vendim gjykate i kthehet pronarit.

Kësaj gjykate nuk dua ti them ?estrada e Ballshit? por ishte e pozicionuar që në fillim të procesit.Nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga 28 kërkesa, noterizoi kërkimet që prokurori bëri për tre të pandehurit.Më tragjikja në këtë proces është se nuk pati një provë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/trafikimi-i-613-kg-kokaine-14-vjet-burg-per-arber-cekajn/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended