Gjykata pushoi hetimet, avokati i Bashës: Drejtësi! Ra sajesa, u rrëzua gjuetia e shtrigave

  • 4 years ago
sh-ministri i Drejtësisë në qeverinë Berisha, Eduard Halimi dhe përfaqësuesi ligjor i PD-së Ivi Kaso ishin avokatët e Lulzim Bashës në seancën e gjyqit paraprak që u zhvillua sot. Halimi përshëndeti vendimin e drejtësisë, ndërsa u shpreh më tej se gjithçka ishte e sajuar.

"Gjithçka ishte akuzë e sajuar. Nga dy vite hetime nuk kishte asnjë lidhje PD-ja dhe zyrtarët e saj, as në Shqipëri dhe as në një vend tjetër. Vepra penale dhe fakti nuk ekzistonte. Vendimi i sotëm ishte një vendim drejtësie për t'u përshëndetur. Ne jemi avokatët. Ky ishte një vendim që rrëzoi të gjithë gjuetinë e shtrigave. U rrëzuan të gjitha akuzat ndaj PD-së. Është pushuar akuza, fakti nuk ekziston" tha ai.

Recommended