27 të arrestuar për laboratorin në Has dhe grupin e Shijakut, nga përgjimet u zbulua Çuko dhe Ndoka

  • 6 years ago
TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit kanë dhënë zyrtarisht shifrat e bilancit të operacionit që u realizua në tre ditët e fundit në 12 qytete të vendit nga veriu në jug. Gjithsej janë lëshuar 44 urdhër arreste për katër grupet kriminale, ndërsa janë ekzekutuar 27 dhe 6 të tjerë janë ende në kërkim nga policia.

Nga operacioni u godit grupi i laboratorit të heroinës në Has, grupi i Shijakut, ndërsa janë arrestuar edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, që dolën nga përgjimet e grupit kriminal të Avdylajve. Për laboratorin e heroinës në Has janë arrestuar 5 persona, ndërsa 4 janë shpallur në kërkim. Grupi kriminal trafikonte kokainën në Gjermani dhe disa vende të Europës.

Recommended