Report Tv-Zbardhen përgjimet, banda e Shijakut, e lidhur me Bajrat dhe Ndokajt

  • 6 years ago
Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, të zbardhur ekskluzivisht nga Report Tv, me 44 urdhër-arresti rezulton se ka lidhje mes disa organizatave kriminale më në ze në vend të shtrira nga Jugu në Veri. Rezulton se qendra e trafikut të Kokainës dhe Heroinës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian ishte në Shijak e Maminas, ndërsa për kanabisin ishin të antgazhuara dhe organizatat e tjera kriminale.

Në dokumentet ekskluzive që Report Tv disponon, Prokuroria ka ndërtuar lidhje mes organizatës kriminale të Avdylajve në Shijak, Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë. Sipas Prokurorisë në krye të kësaj superorganizate ishte Astrit Avdyli i njohur edhe si Astrit Balliu dhe merreshin me trafikun e sasive të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë e më pas drjet vendeve të BE-së. Pjesë e kësaj organizate, thekson prokuroria janë edhe personazhe të tjerë të njohur të botës së krimit si Safet Bajri, Astmer Bilali, Astrit Keçi, Gerald Keçi, Gjevi Ndoka e Danjan Ndoka.

Recommended