Report TV - 'Sanduiçët' i ka në makinë' Zbardhen përgjimet e policit që shiste kokainë në Bllok

  • 5 years ago
Report Tv zbardh të plotë dosjen e prokurorisë me përgjimet që implikojnë agjentin e krimeve të komisariatit nr 2 në Tiranë, Ledion Bako, në shpërndarjen e drogës, armëmbajtjen dhe në shpërdorimin e detyrës. Në mbi 5 mijë biseda telefonike të kryera nga Bako, rezulton se ai në bashkëpunim me personat e tjerë të grupit, shpërndanin kokainë në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut. E ndërsa kodet e tyre për çdo rast kur do t?u duhej ta jepnin atë, ishin ?këmishë?, ?hongër?, ?sanduiçë? e ?donera?.

Kështu, në një bisedë që mban datën 5 Maj të këtij viti, Ledion Bako bisedon me Arben Bashën, ku i thotë ?t?i japë ndonjë gjë me hongër?, ndërsa Arbeni i përgjigjet që ti shkojë ta takojë afër, se është me një tjetër person, i identifikuar me emrin Klevis. Në një tjetër bisedë vetëm dy ditë më pas, Arben Basha me një zë të ulët, i kërkon Ledionit ?këmishën? që është te rafti i rrobave në shtëpinë e Ledionit.

Në bisedën që mban datën 27 Prill, në orën 00:20 minuta, personi i identifikuar me emrin Klevis i thotë Ledionit se ?sanduiçët? dhe ?donerat? i ka në makinë, duke nënkuptuar kështu sasitë e drogës. Në dosjen e prokurorisë, përshkruhen më së miri edhe rastet kur anëtarë të këtij grupi, flasin edhe me emra konkretë lokalesh. Në një bisedë që mban datën 14 Maj, efektivi i komisariatit 2 dëgjohet të thotë: ??.te lokali, ia futëm te Arena,? kishte marrë ai njëzetepesë gram kokainë ai me vete??.

Recommended