Me dokumente false drejt SHBA/ Zbulohet si u përdor shoqata Vllahe (Zbardhen përgjimet)

  • 5 years ago
Pjesë e rrejtit të që trafikonte emigrant ilegalisht drejt BE-s, Anglisë dhe Amerikës rezulton se është edhe kreu i shoqatës Vllahe, Simon Këri i arrestuar nën operacionin ?Rruga e Gabuar?. Sipas dosjes që disponon Report Tv, Këri për hetuesit rezulton se është kreu i shoqatës Vllahe dhe në lidhjet që ka me bashkëpunëtor në Greqi siguron dokumente false për shtetasit e interesuar. Linja që përdorte Këri për të trafikuar emigrantët është identifikuar me intinerarin Rinas-Athinë-Londër kundrejt pagesë 10 mijë paund me kushtin që mosha e emigrantëve të ishte mesatarisht 30 vjeç.

Pas mbërritjes në Greqi me pasaportë biometrike emigrantët pajiseshin në Greqi me dokumente Greke dhe vijonin udhëtimin për në Britani dhe SHBA. Si kreu i shoqatës Vllahe thotë prokuroria Simon Këri pajiste pesona me dokumente të kësaj shoqate në funksion të trafikimit të paligjshëm. Një ndër bashkëpunëtorët e kreut të shoqatës Vllahe rezulton dhe shtetësja A.Sula me profesion avokate e në bashkëpunim sigurinin dokumentet false.

Një tejtër shtetasi i dyshuar si organizator i grupit kriminal të trafikimit dhe ndihmës për kalim të paligjshëm kufiri është dhe Dritan Gramozi i cili rezulton se ka mundur ti shpëtoj arrestimit paçka faktit se ka qenë nën vëzhgimin e grupit operacional të policis. Sipas prokurorisë, Dritan Gramozi në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar kanë pajisur me pasaportë të falsifikuar shtetasin Hajri Seferi, në kohën që ky ishte në përgjim në bazë të hetimit për llogari të dosjes 339.

Një nga rastet e dokumentuara, është edhe ai i pajisjes me pasaportë të re dhe dhënien e ndihmës për të kaluar kufirin Hajri Seferit, i cili është një nga personat kyç të trafikut të drogës, pjesë e Bandës së Shijakut. Nga hetimet e operacionit ?Volvo 4? Hajri Seferi ishte pikërisht personi që krijonte lidhjet mes organizatave kriminale dhe ndërmjetësonte trafikun e drogës mes Bandës së Shijakut dhe bandave të tjera që e transportonin atë jashtë vendit. Seferi kishte si bashkpunëtor edhe efektivë policie që dekonspironin operacionet sa herë ai ishte në rrezik.

Por këtë herë emri i Hajri Seferit del në përgjimet e operacionit ?Rruga e Gabuar?, ku u arrestuan 36 persona. Gjithashtu provohet se kjo organizatë nuk ka ndihmuar vetëm këtë të kërkuar, por në kohë të ndryshme ata kanë ndihmuar për kalim kufiri si nga pikat doganore por edhe nga vija e gjebër persona të ndryshëm, me probleme me ligjit apo që kishin shkelur afatet e "Schengen"-it. Ata u siguronin të shumëkërkuarve dokumente të falsifikuara dhe i ndihmonin ata që të kalonin kurifin me qëllim që ti shpëtonin drejtësisë. Sipas prokurorisë, grupi kriminal prej 36 personash në bashkëpunim me Elmas Bilbilin, efektiv policie në pikën kufitare të Kakavijës i jepnin ndihmë për kalim kufiri personave me problem apo me precedent penal, kundrejt shpërblimeve të ndryshme, që nga përgjimet faktohet se shkojnë deri në 2 mijë euro.