Ora News - Zbardhen përgjimet e mjekëve: 2 rusë kërkuan tamponin anticovid, fatura 14 mijë lekë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për 14 mjekët të cilët akuzohen se kanë krijuar një skemë të përfitimit të parave me anë të tamponëve të covid 19. Ata akuzohen se merrnin 5 deri në 10 mijë lekë të reja për çdo rast ndërmjetësimi.

Ora News ka zbardhur ekskluzivisht dosjen hetimore ndaj 14 mjekëve, ku saktësohen të gjitha veprimet e tyre. Rol kryesor në këtë skemë korruptive akuzohet se kishte Niko Nika, me profesion mjek në institutin e higjienës. Sipas dosjes, ai kontaktohej nga qytetarët, të cilët i dërgonte tek mjekja Eda Myftari dhe interesohej për kryerjen e tamponit.

Një rast konkret është i dy shtetasve rus, të cilët janë bllokuar në Shqipëri dhe u duhej tamponi në kufi. Atyre u kërkohet që testin ta bëjnë në rrugë private, kundrejt shumës 15 mijë lekë. Sipas dosjes e njëjta skemë është përsëritur disa herë nga mjekët. Krahas pagesave për tamponin, mjekët kërkonin para nga subjektet tregtare që i konstatonin në shkelje të higjienës.

Prokuroria në dosjen e saj ka dokumentuar 3 raste të marrjes së ryshfetit. Rastet janë në supermarketin Alb-Market, klinika dentare tek Zogu i Parë, si dhe subjekti Rrezet e Jetës në rrugën Tiranë-Elbasan. Madje përgjimet telefonike konstatojnë se ideatori i kësaj skeme, Niko Nika telefonon një person me ermin Gjergji, të cili i thotë që jemi nisur për kontroll dhe të rregullojë e pastrojë ambientin.

Në gjitha përgjimet telefonike të administruara tashmë nga gjykata, flitet për pazare mes mjekëve dhe subjekteve të ndryshme. Në disa episode, siç është rasti konkret ku kërkohen libreza shëndetësore, qytetarëve u kërkohet shuma prej 15 mijë lekësh. Por qytetarët negociojnë për çmimin, por siç duket dhe nga këto përgjime, mjekët janë të prerë për çmimet fikse.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/zbardhen-pergjimet-e-mjekeve-2-ruse-kerkuan-tamponin-anticovid-fatura-14-mije-leke/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended