Dosja e lobimit PD!Zbardhen letër-porositë, ja si një kompanI e lidhur me rusët pagoi 150 mijë $

  • 5 years ago
TIRANE-Shqiptarja.com ka zbardhur dosjen e prokurorisë me 65 faqe për lobimin rus të PD-së në SHBA për të cilën autoritetet shqiptare kanë marrë të pandehur kryedemokratin Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe financierin e PD Ilir Dervishin. Dy pagesat prej 650 mijë dollarë u paguan në emër të PD-së për lobim në SHBA në dy këste, 500 mijë dhe 150 mijë USD, por që transaksionet nuk u kryen nga Shqipëria.

E ndërsa njëra pagesë 500 mijë dollarë është kryer nga SHBA-ja, sipas Bashës nga mbështetësit e PD-së atje, pagesa tjetër prej 150 mijë dollarë u krye nga Skocia nga ?Biniatta Trade?. Por kush është kjo kompani dhe kush fshihet pas saj? Nga dosja e prokurorisë, bazuar te letër-porositë e ardhura nga Skocia rezulton se kompania fantazmë ?Biniatta Trade? është e lidhur me dy ruse.