Report TV - Zbardhen porositë e Bashës për deputetët: Jeni full-time

  • 6 years ago
Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Demokratike, prej ku ka dhënë disa porosi për deputetët e tij të rinj.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se Basha iu ka kërkuar deputetëve të punojnë me kohë të plotë, duke thënë se s?ka më angazhime të pjesshme.

Më tej, kreu demokrat mësohet se ka kërkuar të caktohen datat dhe kalendarët për mbledhjen dhe përgatitjen e të gjithë deputetëve për ligjet dhe oponencën në Parlament dhe në publik, si dhe ditët e takimeve me qytetarët në zonat elektorale.

Recommended