Report Tv-Përfundon mbledhja/ Aleatët pro Bashës për djegien e mandateve

  • 5 years ago
Ka përfunduar mbledhja e kryedemokratit Basha me aleatët e partive të vogla. Pas mbledhjes kryetarët e këtyre partive janë shprehur pro propozimit të Bashës për djegien e mandateve. Të pranishëm në mbledhje kanë qenë kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, dhe Kryetari i Parisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Ndërkohë që LSI ende nuk ka bërë një deklaratë lidhur me këtë propozim.

Recommended