Misteri: Gazetari i 'Bild'-it që botoi përgjimet ka dy vjet që nuk hyn në Shqipëri. Ku i gjeti?
  • 5 years ago
Ekziston një mister pas investigimit të Peter Tiede-it, gazetari i ?Bild?-it që provokoi një tërmet në Shqipëri, duke publikuar përgjime audio, të cilat janë në dorë vetëm të Prokurorisë që po heton mbi dosjen 339/1. Tield pretendon se ka qenë në Shqipëri, ka investiguar, ka dëgjuar burime të ndryshme dhe pastaj i ka gjetur ato përgjime ?nga një burim shumë e besueshme?. Edhe disa gazetarë shqiptarë kanë thënë se e kanë takuar atë, madje se janë habitur nga sasia e informacioneve që zotëronte.

Por, nga një investigim i Shqiptarja.com, del në pah një mister. Misteri ka të bëjë me faktin se, sipas sistemit elektronik TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve shqiptarë e të huaj në pikat kufitare shqiptare, Peter Tiede, 49 vjec , nuk ka hyrë në Shqiperi që nga viti 2017. Ai ka qenë ketu vetëm dy herë: për tri orë në janar 2016 dhe pastaj në shkurt 2017. Të dy herët, Tield ka hyrë në Shqipëri me makinë nga Greqia nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës. Më 25 janar 2016 mbërriti në Shqipëri në orën 10.13 nga Greqia, por doli tri orë më pas, më 13.09, nga pika e vogël kufitare e Goricës, i drejtuar dukshëm drejt Maqedonisë. Herën e dytë ka hyrë sërish me makinë në orën 17.17 të datës 16 shkurt 2017 dhe, më pas, nuk dihet as se kur, dhe as se nga, ka dalë, pasi në sistemin TIMS nuk rezulton më i regjistruar.
Recommended