Ora News - Gazetari nga Athina: Kemi 3 vjet që presim 500 abetare dhe shteti nuk i sjell
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari shqiptar në Athinë, Shpëtim Zinxhiria në një lidhje me skype për "Arena" në Ora News tha se prej 3 vitesh, shqiptarët në Athinë kërkojnë 500 abetare dhe shteti shqiptar nuk ua dërgon.

Zinxhiria: Ka 3 vjet që mësuesit këtu kërkojnë 500 abetare dhe shteti shqiptar nuk është në gjendje t'i sjellë. Edhe sot, viti i tretë, shteti shqiptar nuk është në gjendje të sjellë 500 abetare. Ambasada gjatë 20 viteve ka mbledhur ndaj emigrantëve 120 milionë euro dhe nuk është në gjendje të sjellë 500 abetare që bëjnë 1500 euro. Ne nuk kemi shtet. Të shkosh në ambasadë, duhet të bësh një kërkesë me shkrim dhe thotë sekretarja ku e ke numrin e protokollit. E kupton, tallen me ne.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gazetari-nga-athina-kemi-3-vjet-qe-presim-500-abetare-dhe-shteti-nuk-i-sjell
Recommended