Shpallja 'non grata' e 52 ekstremistëve grekë, Athina: Presim sqarime nga Shqipëria

  • 6 years ago
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pasi Shqipëria shpalli sot "non grata" 52 ekstremistë pas ngjarjeve të djeshme në Bularat, gjatë ceremonisë funerale për Konstandin Kaçifa, i cili u vra 10 ditë më parë gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n. Athina pret sqarime nga Shqipëria për vendimin, ndërsa kërkon që të mos rëndohet klima e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në këtë moment delikat presin që Shqipëria të distancohet nga deklaratat dhe veprimet që rëndojnë klimën e marrëdhënieve tona. Ne kërkojmë sqarime thelbësore për vendimin nga ana e autoriteteve shqiptare për të shpallur, në mënyrë masive, të padëshirueshëm 52 shtetas grekë. Mbetemi të përqendruar në ndërtimin e marrëdhënieve besimplota, por kërkojmë të njëjtën gjë edhe nga fqinjët tanë

Ministria e Jashtme greke
Ndërsa ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati u shpreh sot se personat që dje shpalosën parullat dhe i shoqëruan me thirrje nacionaliste antishqiptare në Bularat të ndiqen në rrugë ligjore

Recommended